Goditje e rëndë për Milanin, Majk Menja mbyll vitin 2022 me kuqezinjtë!
Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, portieri i kampionëve të Italisë është dëmtuar më rëndë sa mendohej dhe ndeshja e fundit për të me fanellën e Milanit në këtë vit kalendarik 2022 mund të jetë ajo ndaj Napolit, ku milanezët pësuan humbje në stadiumin “San Siro” me rezultatin 1-2.
Sipas medias italiane ajo që bën rrezik aktivizimin më herët të francezit 27-vjeçar është koha dhe kujdesi që e bën të vështirë dhe pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit.
Gjithsesi kombëtarja e Francës mund të shpresojë në një grumbullim të tijin në Botëror, me dakordësinë e mjekëve dhe drejtuesve të Milanit.
Nëse Menja do të udhëtojë drejt Katarit, do të humbasë ndeshjen e parë ndaj Australisë më 22 nëntor dhe nëse gjithçka shkon në favor të tij rikuperimi nga dëmtimi, gardiani transalpin mund të jetë gati në duelin e 26 nëntorit me Danimarkën.
Aktualisht me fanellën e Milanit në Serinë A, Majk Menja është aktivizuar gjithsej në 7 ndeshje.