Publiku i Ferizajt nuk e meritoi një flakaresh të tillë sikur dje në duel me Malishevën!
Humbjet janë pjesë e sportit sikur edhe fitoret, por humbja e djeshme me rezultat 0:6 midis Ferizajt është një tregues i qartë për një lloj puçi që ka ndodhur dje brendapërbrenda klubit.
Në FC Ferizaj është një heshtje varri, por e pranojnë disa aty në kushte anonime se brendapërbrenda janë dy-tre persona që dyshohen se kanë gisht në këtë rast dhe që pësuan rezultat turpërues para shikuesve!
“Sabotazh! Dy – tre veta janë që po dyshohen që e kanë bërë këtë. Kjo u pa dje në ndeshje. Nuk është vetëm ndeshja e djeshme, kemi lënë pikë në minutat e fundit në disa ndeshje”, tregon një burim brenda klubit!
Ferizaj është në fund të renditjes me 8 pikë të mbledhura për 12 jave në elitën e futbollit të Kosovës.
Është interesant me Ferizajn, javën e parë kanë udhëhequr me 1:2 deri në minutën e 84-të me Gjilanin por në fund humbën me 3:2. Edhe në Ferizaj avancuan me 1:0 ndaj Gjilanit por në minutën e fundit pësuan edhe u barazua rezultati 1:1.
Edhe me Trepçën ’89 në Mitrovicë pësuan në fund të takimit dhe u barazua rezultati 1:1, të gjitha ndodhen në kohën sa ishte kryetrajner Arbnor Morina.
“Edhe ndeshjet e mëhershme dyshohet për sabotazh, e kemi vërejtur”, - tha një burim brenda klubit, por nuk tregon se cilat do të janë hapat e mëtutjeshëm.