Arbnor Morinës nuk i mbeti rrugë tjetër përveç dorëheqjes nga klubi i futbollit Ferizaj.
Kjo dorëheqje ndodhi menjëherë pas ndeshjes me Gjilanin, pas barazimit me rezultat 1:1.
Morina e pa se nuk po shkon, e pa se ia kanë kurdisë kurthën edhe pse vet kurrë se ka thënë dhe as që e thotë por e tha në gjuhën diplomatike: “Nuk po shkon”!
Kush është një person brenda kryesisë që ka emër e mbiemër dhe kush është ai lojtar që ka emër e mbiemër, që flitet se kanë gisht në sabotazh!
A është koha që kryesia e FC Ferizajt t’i publikojë emrat dhe mos të durojë më askënd që mendon se është mbi klubin!
“Dy – tre individë janë brenda klubit, është edhe një lojtar dhe kjo ka ardhur deri në këtë pikë ku jemi”, tha një burim brenda klubitl Morinës iu përgatit kurtha dhe më së miri e di edhe ai vet se si i ndodhi në disa ndeshje të humbë pikë në minutat e fundit! A ishin rastësi apo diçka tjetër që në fund të ndeshjes të barazohet rezultati, këtë më së miri e di i dorëhequri Morina dhe ata që janë brenda klubit.
Morina lëshoi rrugë, por kroati Andrej Panadiç çfarë faji ka pasur që dje të përjetoi debaklin me rezultat 0:6 nga Malisheva?
Flitet e përflitet se disa nuk e kanë dashur për trajner kroatin por e kanë pasur dikë tjetër të preferuar nga një qytet tjetër i Kosovës. Lulzim Abazi, president i klubit, me stafin e tij vendosën për kroatin, por jo të gjithëve iu ka pëlqye brenda klubit vendimi i tij.
Cila është e vërteta brenda klubit? Kjo heshtje e zorit e kryesisë është për një arsye, ose do të gjejnë pajtimin mes vete ose do të shpërthejnë me akuza kundër njëri – tjetrit!