Ballkani është nikoqir i Trepçës ’89 në kuadër të xhiros së 12-të në Albi Mall Superligë.
Kampioni në fuqi i Kosovës në këtë takim vije pas barazimit 1-1 në udhëtim te Drenica.
Ndërkohë nga një barazim vjen edhe 89-shi, pasi ndanë pikët në fundjavë me Llapin në një ndeshje spektakolare që përfundoi baras 3-3.
Vendasit synojnë të rikthehen te fitoret për të shfrytëzuar gabimin e Dritës, në anën tjetër mysafirët kanë udhëtuar drejt Suharekës për të shkaktuar befasi.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Frashëri, Ar.Thaqi, Jashanica, Sinani, Potoku, Dellova, Zyba, Kuc, Korenica, Krasniqi, Rrahmani.
Trepça ’89: Kaçiu, Muja, rexhaj, Ameworlorna, Dushi, Peci, Nimani, Rrahmani, Sekiraqa, Gashi, Mba.