Evra mbron Ronaldon dhe i kërkon llogari Ten Hag:

Futboll

Evra mbron Ronaldon dhe i kërkon llogari Ten Hag:

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 14:35
Evra mbron Ronaldon dhe i kërkon llogari Ten Hag:

Cristiano Ronaldo është kthyer edhe njëherë në qendër të polemikave tek Manchester United. U duk sikur goli i shënuar ndaj Everton do të jepte rezultatet e duhura dhe se portugezi më në fund kishte fituar vendin e tij në hierarkinë e teknikut Erik Ten Hag.

Mirëpo, holandezi e uli sërish në stol në një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Tottenham, e për më tepër pasi e ftoi në nxehje në fundin e pjesës së parë, në fraksionin e dytë e injoroi tërësisht sulmuesin duke mos e përdorur për asnjë minutë.

Një zgjedhje që nuk i pëlqeu aspak CR7 i cili vendosi në mënyrë demonstrativë sapo Ten Hag mbylli zëvendësimet, të largohej nga Old Trafford në minutën e 89-të. Pas këtij episodi, shumë personazhe u vendosën në krah të Ronaldos, e një prej tyre është Patrice Evra. Ish-mbrojtësi që ka luajtur me luzitanin te United, theksoi se Ten Hag nuk po e respekton Ronaldon.

“Nëse unë do të isha në vend të Ten Hag, atëherë ndaj Tottenham do të hidhja në fushë Crsitiano Ronaldon, madje nga minuta e parë. Dëgjova një intervistë të Ten Hag pas ndeshjes së humbur me Manchester City se nuk e aktivizoi Ronaldon në shenjë respekti.

Por, unë jam i bindur se Ten Hag nuk e respekton aq sa thotë Ronaldon, pasi në të kundërt ndaj Tottenham do të duhej ta kishte aktivizuar si titullar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat