Ballkani ka shënuar fitore të madhe, me rezultat 2:0 ndaj Trepçës ’89 të Mitrovicës, në kuadër të javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ballkani ia doli të realizojë golat e fitores në pjesën e dytë.
Në minutën e 48-të, Ermal Krasniqi realizoi për 1:0 ndërsa Albion Rrahmani nga penalltia në minutën e 78-të, për 2:0.
Drita kryeson me 27 pikë, ka dy pikë e dy ndeshje më shumë se Ballkani në pozitën e dytë.
Trepça ’89 është në vend të tetë me 10 pikë të mbledhura.