Drenica ka importuar tre pikë të arta nga Gjilani.
Drenicasit shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Gjilanit, në takimin e javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Finishi i takimit ka qenë i kabshëm për gjilanasit, duke pësuar golat në minutën e 81-të e 87-të.
Mëziu realizoi në minutën e 81-të e Veliqi në atë të 87-tën.
Gjilani renditet në vend të katërt me 18 pikë, ka tre më shumë se Drenica në pozitën e pestë.