Benzema shkelmon topin për tifozen e sëmurë

Futboll

Benzema shkelmon topin për tifozen e sëmurë

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 15:09
Benzema shkelmon topin për tifozen e sëmurë

Karim Benzema fitoi Topin e Artë 2022, ndërkohë që të mërkurën gjeti golin e radhës për Realin e Madridit, që fitoi 0-3 përballë Elches duke forcuar pozitat në krye të La Liga-s.

Sulmuesi francez, i cili mban edhe shiritin e kapitenit tek ekipi i Carlo Ancelottit, u bë protagonist i një gjesti të bukur gjatë fundit të pjesës së parë.

Ishte minuta e 42’ kur 35-vjeçari shkelmoi një top drejt tribunës për të ndaluar lojën duke bërë me dorë drejt një zone tjetër të stadiumit.

Shkaku? Një tifoze e Elches po ndihej keq. Për fat asgjë e keqe nuk ndodhi, ajo e mori veten, ndërkohë që veprimi i futbollistit më të mirë të vitit u duartrokit nga tifozët e pranishëm në “Manuel Valero”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat