Ramadani: Jemi bërë si një ekip 17 vjeçarësh

Futboll

Ramadani: Jemi bërë si një ekip 17 vjeçarësh

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 15:36
Ramadani fu

Gjilani pësoi humbje shokuese në shtëpi nga Drenica, me rezultat 0-2.

Ishte kjo ndeshje e vlefshme për xhiron e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani tha se ekipi i tij po luan si një ekip 17-vjeçarësh në momentin që po pranon gol.

“Në përgjithësi luajtëm mirë dhe krijuam raste por nuk arritëm të konkretizonim, kundërsulmet e kundërshtarit ishin vrasëse. Nuk ishim të kënaqur as me barazim, rrezikuam tepër dhe në fund dështuam. Jemi bërë si një ekip 17 vjeçarësh pasi pranojmë gol humb motivi, humb shpresa.

Nuk kishim as mesfushë si duhet as mbrojte por as sulm. Drenica fitoi me meritë luftuan më shumë se ne”, tha fillimisht ai.

“S’mund ta fajësoj vetëm sulmin, asnjë skuadër nuk varet vetëm nga sulmi, nuk po i shfrytëzojmë as ndërprerjet kur kemi mbrojtës dominant. Unë i kuptoj sulmuesit, jam me ata gjithmonë do jem me ta”, përfundoi Ramadani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat