Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 2-0 ndaj Trepçës ’89.
Ishte kjo ndeshje e vlefshme për xhiron e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta Olle.
Ndihmës trajneri i Ballkanit, Artim Pollozhani tha se ekipi i tij bëri detyrën dhe i përgëzoi për fitoren.
“Një fitore e pastër nga ana jonë.
Trepça ‘89 ka lojtar të mirë dhe na vunë në vështirësi. Ishte e vështirë për faktin që luajmë gati çdo tre ditë dhe lojtarët humbin energji.
Por të gjithë djemtë bënë detyrën e tyre dhe i përgëzoj për paraqitjen. Djemtë janë rritur shumë nga paraqitja në Evropë. Mendoj që i ka bërë edhe më të fortë, por pjesën e eksperiencës kanë fituar shumë.
Ballkani ka forcë, potencial për të mbrojtur titullin e kampionit. Nuk e shoh vetëm Dritën si konkurrente për titull, por janë edhe skuadrat tjera si Prishtina, Llapi që kanë kualitet në ekipet e tyre”, ka thënë Pollozhani.