Chelsea nuk e ka harruar Neymar-in

Futboll

Chelsea nuk e ka harruar Neymar-in

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 16:19
Chelsea nuk e ka harruar Neymar-in

Chelsea ka qenë një destinacionet e mundshme të Neymarit gjatë verës që lamë prapa.

‘Blutë’ e Londrës siç raportojnë mediat britanike, nuk janë dorëzuar në garën për asin brazilian të PSG-së.

Chelsea synon të transferojë ish-yllin e Barcelonës në verën e vitit 2023.

Neymar këtë sezon të garave është ‘rilindur’, dhe tashmë ai është një nga lojtarët kryesor tek kampionët në fuqi të Francës.

Performanca e shkëlqyer e brazilianit me parisienët, ka rikthyer interesimin Chelseas për Neymar-in, të cilin londinezët do të provojnë të transferojnë verën e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat