Gundogan vlerëson jo vetëm aspektin sportiv te Haalandit

Futboll

Gundogan vlerëson jo vetëm aspektin sportiv te Haalandit

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 17:39
Gundogan vlerëson jo vetëm aspektin sportiv te Haalandit

Erling Haaland duket i destinuar të fitojë Topin e Artë në të ardhmen e afërt teksa e ka nisur me shumë vrull aventurën e tij te Manchester City.

Norvegjezi ka shënuar 15 gola në 10 ndeshjet e para të Premier League teksa shoku i tij i skuadrës, Ilkay Gundogan thekson se norvegjezi e di shumë mirë se në cilin aspekt do të duhet të përmirësohet.

“Ka kualitet dhe këtë e shohin të gjithë, e ndihmon shumë skuadrën me aftësitë e tij. Por, Haaland e di mirë që duhet të punojë edhe më shumë për të arritur të gjithë objektivat e tij. ai është shumë i përulur dhe kjo është vërtet speciale.

Këto cilësi edhe njerëzore do ta bëjnë Haaland më të mirin, jo vetëm për këtë sezon, por për vitet në vijim. Dhe në këtë formë mund të shtojë mundësitë e tij për të fituar Topin e Artë”, u shpreh Gundogan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat