Brazili në ankth përpara Botërorit!
Duket se planet e Tite po fillojnë të prishen përpara fillimit të Botërorit, me Lukas Pasqueta që rrezikon pjesëmarrjen në Katar.
Mesfushori brazilian, i cili është një nga të parapëlqyerit e trajnerit të “Seleçaos”, pësoi një dëmtim në shpatull në sfidën kundër Liverpul dhe gjendja duket vërtet serioze.
Kështu është shprehur dhe trajneri i Uest Hem, Dejvid Mojes, i cili tha pas ndeshjes: “Dëmtimi duket serioz. Ne do ta humbim atë për disa kohë dhe na vjen vërtet keq”.