Ten Hag merr vendimin drastik për Ronaldon

Futboll

Ten Hag merr vendimin drastik për Ronaldon

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 19:45
Ten Hag merr vendimin drastik për Ronaldon

Sulmuesi portugez Kristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen Mançester Junajtid-Çelsi në “Stamford Bridge”. Sportsmail raporton se ai është ndëshkuar nga trajneri Erik ten Hag pasi refuzoi të futej në minutën e 87’në sfidën me Totenhem duke u larguar nga stoli.

Junajtid në një deklaratë konfirmoi se Ronaldo është hequr nga skuadra për ndeshjen e së shtunës.

Aty shkruhej: “Cristiano nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Mançester Junajtid për ndeshjen e kësaj të shtune kundër Çelsit. Pjesa tjetër e skuadrës është plotësisht e përqendruar në përgatitjen për atë ndeshje”.

Kuptohet se vendimi për të ndëshkuar Ronaldon është marrë nga Ten Hag dhe ka mbështetjen e plotë të hierarkisë së Junajtid.

Marrëdhënia mes dyshes nuk ka më kthim dhe Ronaldos do i duhet të bëjë një zgjedhje: Për tu larguar nga klubi sa më parë apo të qëndrojë në heshtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat