Barcelona i kthehet fitoreve në kampionatin spanjoll.
Katalunasit shënuan fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Villarealit.
Gjithçka u vendosë në pjesën e parë, kur vendasit shënuan tre gola në portën e nëndetëses së verdhë.
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, ka realizuar dy gola, në minutën e 31-të e 35-të, ndërsa Fati thelloi fitoren në 3:0 në minutën e 38-të.
Real Madridi kryeson me 28 pikë pas 10 jave, duke lënë pas Barcelonën me 25, ndërsa Villareali është në pozitën e nëntë me 15 pikë.
Barcelona ka hedh pas shpine humbjen me 3:1 nga Reali në “Santiago Bernabeu”.
Lewandowski kryeson listën e shënuesve në Spanjë, me gjithsejt 11 gola.