Osasuna merr 3 pikë të vlefshme në përballjen me Espanyol në “Estadio El Sadar” dhe vijon ngjitjen në renditje.
Ndeshja u dominua e gjitha nga vendasit, të cilët gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 55’, me Budimir që me këtë gol i dhuroi fitoren ekipit të tij.
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare e nisi përballjen e raundit të 10 të La Liga si titullar, megjithatë nuk mundi ta ndihmonte skuadrën e tij, ndaj dhe trajneri Martinez e zëvendësoi në minutën e 59’.
Pas kësaj jave të La Liga, Osasuna ngjitet në vend të shtatë në kuotën e 16 pikëve, teksa Espanyol qëndron në vend të 16-të me 9 pikë.