Paqueta qetëson tifozët e Brazilit

Futboll

Paqueta qetëson tifozët e Brazilit

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 23:24
Paqueta

Lucas Paqueta do të jetë në Katar 2022.

Lëndimi që mori në shpatull fundjavën e kaluar, gjatë ndeshjes së West Ham kundër Southampton frikësoi Tite-n dhe Brazilin.

Megjithatë, ish-lojtari i Milan ka siguruar se është në gjendje të mirë dhe se do të kthehet për Botërorin.

“Pësova një dëmtim në klavikulën e djathtë, por jam mirë.

Do të kthehem pas disa javësh.”-bëri me dije lojtari në një reagim në rrjetet sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat