Ronaldo bën gati valixhet në muajin janar

Futboll

Ronaldo bën gati valixhet në muajin janar

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 11:29
Ronaldo

Cristiano Ronaldo dhe Manchester United janë më larg se kurrë. CR7 është zyrtarisht  jashtë ekipit në prag të ndeshjes  së rëndësishme me Chelsea.

Lajmin e ka shpërndarë vetë ekipi britanik, pa sqaruar shkakun që të gjithë e dinë.

Ronaldo u kthye në dhomën e zhveshjes para së të mbyllej sfida kundër Tottenham.

Diçka që kishte ndodhur në verë edhe në sfidën kundër Vallecano, dhe e patolerueshme për një trajner të rreptë si holandezi ten Haag.

Portugezi jo vetëm nuk do të jetë i pranishëm në stadium, por më pas do të stërvitet i vetëm, për një afat ende të papërcaktuar. Largimi i tij në janar duket gjithmonë e më i mundshëm, ndërkohë që duhet parë se cilat do të jenë ekipet që do shfaqin interes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat