Krasniqi paralajmëron Superligën: Do të shpallemi sërish kampion të Kosovës

Futboll

Krasniqi paralajmëron Superligën: Do të shpallemi sërish kampion të Kosovës

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 12:06
Ermal Krasniqi

Futbollisti i Ballkanit, Ermal Krasniqi ka theksuar se Ballkani është në rrugën e duhur për ta mbrojtur titullin dhe se do të shpallet sërish kampion i Kosovës.

Krasniqi e fitoi sot çmimin “Ylli i Javës” nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), pas paraqitjes tejet të mirë kundër Trepçës ’89, ndeshje në të cilën shënoi gol.

Pas marrjes së çmimit, sulmuesi anësorë kishte edhe një paralajmërim për skuadrat e kampionatit vendor.

"Çmimi 'Ylli i javës' është i pari për mua në këtë edicion të Superligës dhe jam shumë i lumtur. Ky çmim është meritë e tërë bashkëlojtarëve, pasi nuk po kursehemi për të arritur rezultate të mira në Superligë, përkundër angazhimit maksimal në ndeshjet e Conference Leauge”, tha Krasniqi.

“FC Ballkani është në rrugën e duhur për ta mbojtur titullin kampion dhe pavarësisht që nuk do të jetë edhe e lehtë, besoj që ne do të shpallemi sërish kampion të Kosovës", ka theksuar Krasniqi për faqen zyrtare të FFK-së.

Ky ishte çmimi i parë i “Yllit të Javës” për Ermal Krasniqin në këtë edicion të Superligës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat