Kosova e Dusseldorfit synon fitore në derbin e madh të Bezirksliga-s

Futboll

Kosova e Dusseldorfit synon fitore në derbin e madh të Bezirksliga-s

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 tetor 2022 Në ora: 12:33
Kosova e Dusseldorfit

Ballafaqimi mes Kosovës së Dusseldorffit dhe Djk Sparta Bilk, pritet me kërshëri nga dashamirët e futbollit jo vetëm të Bezirksliga, grupi 1.

Është derbi i javës së 11-të mes dy skuadrave që synojnë të ngriten në Landesligë.

Skuadra kuqezi me presidentin Bujar Neziri i kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për derbin e të dielës që do të luhet në orën 15.00.

Image

Bujar Neziri

Është ndeshja më i rëndësishëm për Kosovën sepse fitorja është më së e nevojshme se kurrë. Futbollistët e Kosovës janë në formën më të mirë dhe kërkojnë trepikëshin e radhës. E para, kanë përparësinë e fushës. E dyta, kanë cilësinë e futbollistëve. E treta, mbështetjen e publikut. 

 “Këtë të diele ekipi ynë luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit ku përballë ka njërin prej ekipeve pretendente për ngritjen në Landesligë ,ndeshje e cilësuar si derbi nga mediumet gjermane merr vend në Am Wald 130,40599 Düsseldorf me fillim prej orës 15:00.

Image

Pamje nga një ndeshje 

Ekipi ynë do jep gjithçka nga vetja për të dal me 3 pikë nga kjo ndeshje ku do i afroheshim pikërisht kundërshtarit me vetëm një pikë diferencë.

Andaj ftojmë të gjithë ju që nuk ndaluat kurrë së përkrahuri ekipin tonë, të merrni pjesë masovisht në këtë ndeshje dhe të fitojmë së bashku për vazhdimin e kampionatit në mënyrën më të mirë të mundur”, njofton FC Kosova e Dusseldorfit.

Djk Sparta Bilk është në vend të dytë me 22 pikë, me 7 fitore, 1 barazime  2 humbje, ndërsa Kosova është dy pozita më poshtë me 18 pikë, 6 fitore e 4 humbje. 

Është interesant, të dy ekipet e kanë efikasitetin e lartë, Djk Sparta Bilk ka shënuar 32 gola dhe Kosova 29.  Djk Sparta Bilk ka pësuar 15 gola deri me tash dhe Kosova 18.

E diela do të jetë një dasëm futbolli në Dusseldorf, skuadra kuqezi pretendon fitore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat