Talenti shqiptar i Celtic, Roko Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, është në shënjestrën e klubeve të mëdha angleze dhe italiane.
Dy gjigantët e Premier Leagues, Arsenal dhe Man City janë të interesuara për talentin e Celtic, Roko Vata.
‘Topçinjtë’ dhe ‘Qytetarët’ sipas mediave ndërkombëtare, janë në garë për të talentin e shqiptar.
Vata, i cili konsiderohet një nga talentet e mëdhenj në botën e futbollit, vlerësohet rreth 1.75 milionë funte.
Shqiptari përveç Arsenalit dhe Cityt, është duke u monitoruar edhe nga tri klubet e mëdha të Serisë A si Milan, Juventus dhe Roma.