Janë mbyllur ndeshjet javës së katërt në Superligën e Kosovës në futsal, ku nuk kanë munguar përballjet e bukura dhe golat.
Përveç ndeshjeve edhe gara për top-shënues të Superligës së Kosovës në futsal po vazhdon të jetë e fortë.
Pas katër xhiros tani, tani Rinor Hoti i Malishevës ka kaluar në krye me 10 gola të shënuara.
Narcis Alibegu i FC Vjosa është në pozitën e dytë me tetë gola të shënuara.
Në vendin e tretë është Genc Asllani i FC Trepça, që shënoi dy gola në ndeshjen e fundit dhe tani ka gjashtë gola.
Drilon Haxhijaj (Drenica) dhe Arben Pllana (BB Llapi) kanë nga pesë gola.