Vojvoda merr vendimin për të ardhmen

Futboll

Vojvoda merr vendimin për të ardhmen

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 15:22
Vojvoda

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, duket se ka marrë vendimin për sa i përket të ardhmes së tij.

Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, Vojvoda ka zgjedhur që të rinovojë kontratën me Torinon.

Ajo pritej t’i skadonte në vitin 2024, por siç shihet do të shtyhet deri në vitin 2025.

Mesfushori duket i lumtur me skuadrën e Torinos dhe është gati që të japë më shumë për të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat