Një rikthim që nuk ishte i nevojshëm. Lëndimi i ri i pësuar nga Mike Maignan do ta privojë sërish Milanin nga portiere francez. Dhe ndalesa, siç paralajmëroi Stefano Pioli, do të jetë sërish e gjatë. Trajneri i kuqezinjve, në konferencën për shtyp para ndeshjes së së shtunës kundër Monza, zbuloi kohët e rikuperimit të portierit kuqezi.
“Më vjen keq për dëmtimin e Mike, – tha Pioli. – Ai po bënte gjithçka për t’u rikthyer. Fatkeqësisht, ai lëndoi një muskul tjetër. Unë mendoj se do të jetë jashtë deri në janar”.
Jo pak, duke qenë se Milanit iu desh të hiqte dorë prej njërit nga elementët më të mirë tashmë, në pjesën e parë të këtij fillimi sezoni. Tani që drita në fund të tunelit dukej realitet, nokauti i dytë rrit pritshmëritë dhe përgjegjësitë e dorezave te Ciprian Tatarusanu.
Në këtë drejtim, megjithatë, Pioli donte të shtonte një element të mëtejshëm dhe interesant vlerësimi: rotacionin, edhe në portë: “Nuk merret si e mirëqenë, që edhe ai të mos pushojë”.
Një mesazh, ndonëse indirekt, drejtuar Antonio Mirantes, portierit të tretë në hierarkinë e skuadrës kuqezi, por që tani do të duhet të jetë gati për një pozicion të mundshëm si titullar në dritën e dëmtimit të ri të Maignan.
Pasi zbarkoi në Milanello vetëm një vit më parë, deri më tani portieri i tretë nuk ka luajtur asnjë ndeshje me “Djallin”. Ndeshja e fundit zyrtare e luajtur nga Mirante daton në Roma-Manchester United, ndeshja e dytë gjysmëfinale e “Europa League” më 6 maj 2021.
Në pritje për të kuptuar nëse dhe kur Pioli do ta lërë Tatarusanun të pushojë, një gjë është e sigurt: besimi maksimal te portieri rumun.