Marcelo i del në mbrojtje Ronaldos

Futboll

Marcelo i del në mbrojtje Ronaldos

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 16:41
Marcelo i del në mbrojtje Ronaldos

Braziliani legjendar tha fjalën e tij.

Cristiano Ronaldo mbrëmë ka bërë një postim të madh në rrjetet sociale, ku e ka quajtur veten profesionist dhe ka thënë se do të vazhdojë të punojë shumë.

Kjo nuk i ndihmoi portugezin. pas skandalit me refuzimin për të hyrë si zëvendësues, Ten Hag e nxori Ronaldon nga skuadra për ndeshjen me Chelsea dhe e dërgoi të stërvitej me ekipin e të rinjve.

Por portugezi gjeti edhe mbrojtje nga Marcelo.

Në komentet nën postimin e Ronaldos, braziliani ka shkruar: “Gjithmonë me ty vëlla! Futbolli ju do, dhe ne po ashtu”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat