Jahmurataj është caktuar gjyqtar kryesor për ndeshjen Prishtina - Llapi

Futboll

Jahmurataj është caktuar gjyqtar kryesor për ndeshjen Prishtina - Llapi

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 19:08
Jahmurataj është caktuar gjyqtar kryesor për ndeshjen Prishtina - Llapi

Në fundjavë zhvillohet xhiro e 13-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll. 

Janë deleguar gjyqtarët të cilët do t’i drejtojnë duelet e kësaj jave, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshja kryesore zhvillohet të shtunë në “Fadil Vokrri”, aty ku Prishtina e pret Llapin.

Burim Jahmurataj është caktuar gjyqtar kryesor për këtë përballje, me asistentët Merito Berisha dhe Gzim Mehmeti. Në VAR do të jetë Lirim Jashari.

Të shtunën një tjetër ndeshje interesante zhvillohet në Gjilan, ndërmjet Dritës dhe Ferizajt.

FFK ka caktuar Gramos Shalën si gjyqtar kryesor, me asistentët Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova. Në VAR do të jetë Ilir Mehmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat