Hajduku i Splitit dhe Dinamo e Zagrebit, derbi i madh kroat, përfundoi pa fitues (1:1), në kuadër të javës së 14-të.
Reprezentuesi i Kosovës, Emir Sahiti, u paraqit titullar për Hajdukun, si dhe kapiteni Arian Ademi për Dinamon e Zagrebit.
Ndeshje me rivalitet të madh por që përfundoi pa fitues.
Për Hajdukun shënoi Livaja (27’) dhe për Dinamon realizoi Petkoviq (72' nga penalltia).
Sahiti u zëvendësua në minutën e 59-të.
Dinamo kryeson me 35 pikë, ka tetë më shumë se Hajduku në pozitën e dytë.