Futbollisti shqiptar, Nedim Bajrami, me Empolin nuk i rezistojnë Juventusit në Torino, duke pësuar humbje me rezultat 4:0.
Bajrami u inkuadrua në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 62-të.
Juve ka treguar lojë të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj shënuan edhe fitore të thellë.
Golat i realizuan Kean (8’), McKennie (56’), Rabiot (82' e 90+4').
Pas javës së 11-të në Serie A, Juventusi renditet në vend të tretë me 19 pikë dhe Empoli është në të 11-tin me 11.