Granada merr 3 pikë, Uzuni luan vetëm 70 minuta

Futboll

Granada merr 3 pikë, Uzuni luan vetëm 70 minuta

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 23:02
Granada merr 3 pikë, Uzuni luan vetëm 70 minuta

Granada-Zaragoza “çeli” javën e 12-të të La Liga 2, me vendasit që fituan me rezultatin minimal 1-0.

Përballja ndaj Zaragozës rezultoi më e vështirë seç pritej për vendasit, ndërsa sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni nuk ia doli të gjente rrugën drejt rrjetës në këtë takim.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, me Uzunin që pasi një rast shumë të mirë për të shënuar në minutën e 21’, por që u ndal nga Alvarez.

Goli i vetëm i kësaj sfide u realizua në minutën e 47’, nga Rubio që i dhuroi fitoren ekipit të tij.  Uzuni luajti për 70 minuta, por pa mundur të shënonte.

Pas këtij takimi Granada ngjitet në vend të 5-të në kuotën e 20 pikëve, teksa Zaragoza qëndron në vend të 14-të me 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat