Mancini: Isha afër largimit nga kombëtarja italiane

Futboll

Mancini: Isha afër largimit nga kombëtarja italiane

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 11:06
Mancini

Roberto Mancini provoi “parajsën” dhe “ferrin” në pankinën e kombëtares italiane. Verën e kaluar u arrit fitimi i Euro 2020 nëpërmjet një futbolli shumë të bukur. Si rrallëherë të gjithë e pëlqyen stilin e lojës së Italisë dhe askush nuk guxoi ta cilësonte të pamerituar triumfin në Angli.

Arkitekti i suksesit të jashtëzakonshëm ishte trajneri 57-vjeçar, i cili më pas dështoi bashkë me djemtë e tij për të kualifikuar të kaltrit në Kupën e Botës Katar 2022. Në mars u prek fundi pas humbjes 0-1 përballë Maqedonisë së Veriut, me Italinë që mbeti për të dytën herë radhazi pa Botëror.

Mancini nuk u dorëzua dhe vendosi të riformatonte sërish Kombëtaren, duke mos hequr dorë nga dy pika: besimi ndaj të rinjve dhe futbolli ofensiv. Por asgjë nuk ka qenë kaq e thjeshtë. Ish-sulmuesi i famshëm italian zbuloi në një rrëfim për mediet italiane se në një moment ishte pranë largimit nga stoli i Italisë.

“Dëshira për të trajnuar është gjithmonë prezente, por kur gjërat nuk shkojnë mirë, atëherë përgjegjësia bie mbi trajnerin. Dakord, e pranoj, mund të jetë edhe kështu. Kam menduar largimin nga kombëtarja italiane, sidomos pas humbjes që na la pa Botëror.

Më pas erdhën ndeshjet e Nations League, që na ndihmuan disi. Fakti që mbërritëm në ‘Final Four’ në bën mirë të gjithëve, por tani fillon muaji më i vështirë… “, theksoi trajneri i katër herë kampionëve të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat