Vesel Limaj humb sfidën me Erzenin, Patrik është në dyshim, por me të gjitha gjasat do të luajë, edhe pse ka një edemë në gisht.
Nga ana tjetër, në stërvitjen e fundit pjesa tjetër e Tiranës është e plotë. Orges Shehi ka mbyllur stërvitjen dhe skuadra është gati për Erzenin.
Me largimin e Toshevskit në Arabi për miqësoren shansi i vjen Llukman Huseinit, i cili do të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Shehi do të rreshtojë Bekajn, Huseinin, Behiratçen, Lulajn dhe Ismajlgecin në prapavijë.
Në mesfushë treshja DeliuAleksi-Kallaku, ndërsa në sulm treshja Xhixha, Hasani dhe Nikqi në vend të Patrikut.