Real Madridi sfidohet sonte nga Sevilla

Futboll

Real Madridi sfidohet sonte nga Sevilla

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 11:23
Real Madridi sfidohet sonte nga Sevilla

Real Madrid – Sevilla është kryendeshja e javës së 11-të në La Liga.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte nga ora 21:00, në stadiumin “Santiago Bernabeu".

“Los Blancos” janë të pamposhtur këtë sezon dhe kryesojnë në tabelë me 28 pikë, me bilanc prej nëntë fitoreve dhe një barazimi.

Kampionët në fuqi të Spanjës në këtë ndeshje do të hyjnë pas tri fitoreve radhazi.

Ndërsa, andaluzianët kanë grumbulluar dhjetë pikë deri më tani dhe ndodhen në pozitën e 12-të. Sevilla në xhiron e kaluar luajti baras 1:1 me Valencian.

Mungesat dhe formacionet e mundshme:

Dani Ceballos dhe Mariano Diaz janë futbollistët e vetëm që Carlo Ancelotti nuk i ka në dispozicion për sonte. Të dy futbollistët mungojnë shkaku i lëndimeve, teksa Thibaut Courtois është rikuperuar plotësisht dhe pritet të jetë titullar.

Tanguy Nianzou, Fernando, Jesus Corona dhe Karim Rekik do të mungojnë sonte te skuadra e drejtuar nga Jorge Sampaoli shkaku i lëndimeve, kurse Kike Salas është i suspenduar.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Tchouameni, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius.

Formacioni i mundshëm i Sevillas: Bono; Navas, Montiel, Marcao, Telles; Gomez, Gudelj, Isco, Delaney, O Torres; Lamela.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat