Christophe Daum është një emër i njohur i trajningut në Gjermani. 68-vjeçari ka fituar tituj kampion me Stuttgartin në Gjermani, Besiktasin dhe Fenerbahcen në Turqi, dhe Austrinë e Vienës në Austri.
68-vjeçari nuk drejton skuadër prej shtatorit të vitit 2017, kur i dha fund aventurës si trajner i kombëtares rumune. Kohët e fundit nuk ka qenë fare aktiv, kjo si pasojë e një sëmundje të rëndë që po kalon.
“Fatkeqësisht, në muajt e fundit më është dashur të tërhiqem pasi u diagnostikova me kancer.
Trajtimi po funksionon shumë mirë”, shkruan Daum në faqen e tij në rrjetet sociale, ndërkohë që të shumta kanë qenë mesazhet e marra që i urojnë shërim të shpejtë.