Reagimi i Messit i la të gjithë pa fjalë

Futboll

Reagimi i Messit i la të gjithë pa fjalë

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 14:00
Reagimi i Messit i la të gjithë pa fjalë

Lionel Messi ishte protagonisti absolut i ndeshjes mes Ajaccio dhe Paris Saint Germain, në hapje të javës së 12-të të Ligue 1. Sfida u mbyll me fitoren 3-0 të parizienëve.

Argjentinasi i dha Mbappé dy asiste (të shfrytëzuara nga bomberi francez) dhe shënoi një gol të mrekullueshëm.

Bëmat e Lionel Messit në fushë u vlerësuan nga tifozët e PSG-së dhe mikpritësit, të cilët përfituan nga prania e kampionit argjentinas për ta përqafuar atë, simbolikisht dhe fizikisht. Në fakt, në katër raste pati pushtime të fushës.

Tifozët e Ajaccio hynë në fushë dhe i kërkuan Messit të bënte “selfie”. Një skenë e pazakontë, por për të cilën kampioni argjentinas reagoi me një buzëqeshje në fytyrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat