Lojtari i Empolit e poshtëron sulmuesin e Serbisë, e kapi nga veshët

Futboll

Lojtari i Empolit e poshtëron sulmuesin e Serbisë, e kapi nga veshët

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 14:28
Lojtari i Empolit e poshtëron sulmuesin e Serbisë

Juventusi mundi Empolin 4-0 në ndeshjen e tyre më të mirë këtë sezon dhe Dushan Vllahoviq nuk shënoi.

Sulmuesi serb ishte titullar, ndërsa Allegri e largoi atë në minutën e 65-të për ta ruajtur për ndeshjen e Champions League kundër Benfica-s në mesjavë.

Vlahoviç para se të largohej nga loja, pati një incident me lojtarin e Empolit, Filippo Bandinelli, kur ky mesfushor poshtëroi lojtarin e kombëtares serbe.

Pas rënies së Vllahoviqit në zonën e rreptësisë, Bandinelli e kapi nga veshi si të ishte fëmijë i pabindur.

Askujt nuk i pëlqen të tërhiqet nga veshët dhe këtu nuk bën përjashtim Vllahoviq, i cili reagoi ashpër dhe filloi të merret me mesfushorin e Empolit. Arbitri Fabri vendosi të heshtë për gjithçka, asnjë nga lojtarët nuk u ndëshkua dhe Allegri e qetësoi Vlahovicin duke e nxjerrë nga loja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat