Ferizaj mposhtet në minutën e 90+4 nga Drita 

Futboll

Ferizaj mposhtet në minutën e 90+4 nga Drita 

Nga: K. Goca Më: 22 tetor 2022 Në ora: 14:59
Pamje nga ndeshja

Ferizaj sot ka treguar një tjetër fytyrë të lojës për dallim nga sfida me Malishevën! 

Ferizajasit pësuan humbje me rezultat 1:0 nga lideri i kampionatit Drita, që u zhvillua në stadiumin ndihmës në Gjilan në një kohë të mirë me diell.

Drita pati disa mundësi por edhe Ferizaj në pjesën e dytë, por që nuk shënuan.

Image

Krasniqi shënon nga penalltia

Ferizaj bëri paraqitje shumë të mirë pas katastrofës që pësuan të mërkurën që e lamë pas me 0:6 nga Malisheva.

Drita pas humbjes si vendas me 1:2 nga Prishtina, mezi fitoi sot me golin e minutën e 90+4 të shënuar nga Besnik  Krasniqi, i cili ishte i saktë nga penalltia.

Donat Hasani shkaktoi penallti duke e penguar Ajzerajn në 16-sh.

Ferizajasit sot treguan lojë burrërore, mbrojtja ishte në nivelin më të lartë dhe e merituan të paktën një pikë.

Drita kryeson me 30 pikë, ndërsa Ferizaj është në fund me 8 pikë pas 13 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat