Rayo Vallecano si vendas ka shënuar fitore me rezultat 5:1 ndaj Cadiz, në kuadër të javës së 11-të të kampionatit spanjoll.
Futbollisti shqiptar, Ivan Balliu, u paraqit nga minuta e parë duke e ndihmuar Vallecanon në fitoren thellë.
Balliu ka shënuar autogol në minutën e 82-të.
Për Vallecanon shënuan Palazon (44'-nga penalltia), Garcia (45+1'), Lejeune (63' e 89’), Camello (79') dhe për Cadiz realizoi Balliu (82'-autogol).
Carcelen në minutën e 42-të ndëshkohet direkt me karton të kuq dhe Alcaraz pas dy të verdhë në atë të 61-tën, të dy lojtarët të Cadiz dhe Nteka i Vallecanos direkt me karton të kuq në minutën e 87-të.
Vallecano është në vend të dhjetë me 15 pikë dhe Cadiz në të 19-tin me 7 sosh.