Lojtari nga Kosova çmend gjermanët, një gol dhe dy asistime, baras me Leipzig-un

Futboll

Lojtari nga Kosova çmend gjermanët, një gol dhe dy asistime, baras me Leipzig-un

Nga: K. Goca Më: 22 tetor 2022 Në ora: 17:35
Mërgim Berisha

Augsburg - Leipzig, një ndeshje që gjatë do të mbetet në kujtesën e secilit tifoz që ishte i pranishëm në stadium. 
Nga 3:0 në 3:3!

Augsburg ka barazuar me rezultat 3:3 me Leipzig-in, në kuadër të javës së 11-të të Bundesliga I.

Futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha, lojtar më i mirë i sfidës, realizoi një gol dhe dy asistime për Augsburgun, duke avancuar me 3:0, por ndodhi çudia në 17 minutat e fundit, barazohen shifrat 3:3. 

Mëgim Berisha ka shënuar nga penalltia në minutën e 34-të.

Për Augsburgun realizuan Berisha (34'- nga penalltia), Demiroviq (51'), Vargas (64') dhe për Leipzig-un Silva (73'), Nkunku (89') e Novoa Ramos (90').

Iago i Augsburgut u përjashtua me karton të kuq, ndërsa futbollisti nga Kosova, Berisha, u zëvendësua në minutën e 74-të.

Leipzig renditet në vend të nëntë me 16 pikë, ka tre më shumë se Augsburg në të 12-tin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat