Chelsea-Manchester United është krye-ndeshja e javës në Premier League dhe do të startojë në orën 18:30 në ekranin e SuperSport 2, teksa janë publikuar tashmë edhe formacionet zyrtare të të dy skuadrave.
Kështu trajneri Potter rikthen titullar Thiago Silvën dhe i beson sulmin treshes Sterling-Mount-Aubameyang, duke ulur në stol Brojën, ndërsa Ten Haag hedh nga minuta e parë Eriksen, që do të luajë në mesfushë, në krah të Casemiros.
Formacionet zyrtare:
Chelsea: Kepa; Chalobah, Thiago Silva, Azpilicueta; Cucurella, Loftus-Check, Jorginho, Chilwell; Mount, Sterling, Aubameyang
Man. United: De Gea; Dalot, Martinez, Varane, Shaë; Casemiro, Eriksen; Sancho, Rashford, Fernandes; Antony.