Prishtina po tregon lojë të mirë në 45 minutat e parë dhe është në epërsi me rezultat 1:0 ndaj Llapit të Podujevës.
Ndeshja po zhvillohet nën dritat e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Prishtina pati disa raste të mira por vetëm një e ka shfrytëzuar në pjesën e parë.
Leotrim Kryeziu e shënoi golin e epërsisë në minutën e 37-të.
Ndeshja është e vlefshme e javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës.