Përballja mes Fiorentinës dhe Interit, ka sjellë emocione të mëdha në mesin e tifozëve.
Shtatë gola në sfidën dramatike, Interi ka shënuar fitore në çastet e fundit me rezultat 4:3 ndaj Fiorentinës, në takimin e javës së 11-ë në Serie A.
Një ndeshje e luftuar deri në fund, ndërsa vendasit nuk arritën të ndalin një pikë.
Për Fiorentinën shënuan Cabral (33'- nga penalltia), Ikone (66') e Joviq 90’) dhe për Interin realizuan Barella (2'), Martinez (15' e 73' - nga penalltia) e Mkhitaryan (90+5).
Interi renditet në vend të shtatë me 21 pikë e Fiorentina në të 13-tin me 10 sosh.