Real Madridi nuk ka të ndalur në kampionatin spanjoll. “Mbretërit” kanë një seri fantastike, 10 fitore e 1 barazim nga 11 ndeshje.
Madrilenët shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Sevillës.
Në një kohë me shi, në “Santiago Bernabeu”, Reali ka treguar forcën veçmas në 11 minutat e fundit “bombardoi” portën e rivalit.
Duhet veçuar golin e Valverdes nga rreth 17-18 metra në minutën e 81-të, ku topi futet në këndin pothuajse të epërm të djathtë të Sevillës.
Për Realin realizuan Modriç (5'), Lucas (79') e Valverde (81') dhe për Sevillën shënoi Lamela (54').
Reali kryeson me 31 pikë, ka 6 më shumë se Barcelona dhe Sevilla është në pozitën e 14-të me 10 sosh.