Interi arriti të fitonte mbrëmjen e djeshme me rezultatin 3-4 ndaj Fiorentinës në frymën e fundit falë golit të Henrik Mikitarjanit, e vlefshme për javën e 11-të të Serisë A italiane.
Padiskutim njeriu i ndeshjes ishte Lautaro Martinez, i cili shënoi një dopietë, dhuroi një asist te goli i Nikolo Barelës dhe fitoi dhe një penallti që e shënoi po vetë.
Së fundmi, sulmuesi i Interit në mikrofonat e “DAZN”, pas ndeshjes ka rrëfyer të gjitha emocionet e kësaj sfide:
Momenti i karrierës – “Ky është momenti më i rëndësishëm i karrierës time. Është duke filluar dhe Botërori dhe jam duke u përgatitur mirë dhe duke u kujdesur për trupin tim.”.