Reagon Fiorentina: Interi dhe Zhang të na kërkojnë falje zyrtare

Futboll

Reagon Fiorentina: Interi dhe Zhang të na kërkojnë falje zyrtare

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 11:49
Reagon Fiorentina

Fiorentina dhe Interi zhvilluan një ndeshje shumë të bukur, prodhuan shtatë gola dhe emocione të forta, teksa në fund festoi skuadra e Simone Inzaghit pas suksesit 3-4 që erdhi nëpërmjet golit të Henrikh Mkhitaryan në sekondat e fundit, i pari për të në Serie A me fanellën zikaltër.

Ansa raportoi se fundi i ndeshjes prodhoi tension të madh në tribuna, aty ku drejtuesit e nënkampionëve të Italisë u përballen me sulme verbale. Jo vetëm kaq, pasi presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso është parë duke goditur me grushte derën e dhomës së zhveshjes së Interit.

Zemërimi te Fiorentina lidhet me golin e pësuar në limite, ndërkohë që ka pretendime për një faull të paakorduar të Dzekos ndaj mbrojtësit Milenkovic. Klubi nga Firence ka reaguar në lidhje me tensionin e krijuar në tribunat e “Artemio Franchi” me anë të një komunikate zyrtare.

“ACF Fiorentina mohon kategorikisht të gjitha thashethemet që i atribuojnë Presidentit Commisso ose drejtuesve të tjerë të klubit tonë sjelljet e dhunshme që ndodhën në fund të ndeshjes.

Presidenti, në fund të ndeshjes, thjesht zbriti në dhomat e zhveshjes së Fiorentinës për të uruar trajnerin dhe djemtë për paraqitjen e shkëlqyer.

Presidenti pret kërkimin e një faljeje zyrtare nga ana e Interit, homologu Zhang dhe të gjithë ata që kanë përhapur këto lajme të rreme”, shkruan klubi viola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat