Guardiola e kërkon në skuadër

Futboll

Guardiola e kërkon në skuadër

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 12:09
Guardiola e kërkon në skuadër

Sulmuesi i ri i Napolit, Khviça Kvaratskhelia, është padyshim ylli i ri i Serisë A, duke shënuar 7 gola dhe duke dhuruar 6 asiste në 14 ndeshje me skuadrën italiane në të gjitha kompeticionet.

Interesi për të është rritur padyshim pas këtyre performancave fantastike me Napolin në fillimin e këtij sezoni dhe klubet më të mëdha europiane e kërkojnë atë në skuadër.

Njëri prej tyre është edhe Mançester Siti, me Pep Guardiolan që e ka kërkuar gjeorgjianin për të qenë pjesë e ekipit të tij në sezonin e ardhshëm.

Kështu “Qytetarët” po bëhen gati që të bindin klubin italian me një ofertë të bujshme për ta lënë të lirë 21-vjeçarin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat