Lidhja Rajonale e futbollit në Gjilan ka sjellur sot derbin lokal ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.
Fryma e derbit të madh kosovar, si gjithmonë bartet edhe tek grupmoshat e reja, shkruan Gazeta Olle.
Kësaj radhe, fitues në derbi dolën bardhekaltrit e Dritës, të cilët fituan të trija ndeshjet.
Drita U17 e drejtuar nga Ardian Latifi fitoi me rezultat 3-1 ndaj Gjilanit U17.
Fitore të pastër mori edhe Drita U15, të cilët të drejtuar nga Mentor Sijarina fituan me rezultat 2-0.
Dueli më i nxehtë u zhvillua te U13, ku në fund ekipi i Alban Nevzadit fitoi me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj Gjilanit U13..