Dukagjini i Klinës ndal një pikë në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Dukagjini ka barazuar me rezultat 1:1 me Ballkanin, kampion në fuqi.
Dukagjinasit megjithatë ndalen një pikë falë golit të Altin Merlakut që e realizoi nga penalltia në minutën 78-të.
Mysafirët avancuan me golin e futbollistit Albion Rrahmani në minutën e 62-të.
Drita kryeson me 30 pikë, ka dy ndeshje e 4 pikë më shumë se Ballkani në pozitën e dytë dhe Dukagjini renditet në vend të nëntë me 9 pikë pas 13 jave në elitën e futbollit të Kosovës.