Malisheva kthehet me pikë të madhe nga stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj, duke luajtur baras (0:0) me Drenicën.
Të dy ekipet luftuan deri në fund por asnjëra nuk ka realizuar gol.
Malisheva edhe pse nga minuta e 43 me një futbollist me pak, ia doli të mbahet mirë duke marrë pikë.
Djelmoshat e kryetrajnerit të Malishevës, Sami Sermaxhaj, luajtën mjaft mirë dhe fituan një pikë, ndërsa Drenica zhgënjeu shikuesit e vet.
Drenica është në vend të pestë me 16 pikë dhe ka katër më shumë se Malisheva në të 7-tin pas 13 jave në elitën e futbollit të Kosovës.