Zbulohet gjoba që do t’i paguajë Ronaldo klubit

Futboll

Zbulohet gjoba që do t’i paguajë Ronaldo klubit

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 15:41
Zbulohet gjoba që do t’i paguajë Ronaldo klubit

E ardhmja e Kristiano Ronaldos në “Old Trafford” është në dyshim pas incidentit të fundit në ndeshjen me Totenhemin. Sipas “The Sun”, sulmuesi portugez mund të ketë luajtur edhe ndeshjen e fundit për “Djajtë” dhe mund të mos e veshur më fanellën e Mançester Junajtidit pasi refuzoi të hynte në fushë në minutat e fundit të ndeshjes me Totenhemin të mërkurën.

Ai u largua pa dhënë shpjegime nga stoli në minutën e 89-të dhe pas përjashtimit nga ndeshja e sotme me Çelsin, “The Sun” këmbëngul se trajneri holandez nuk e do më në skuadër. Përveçse nuk e grumbulloi në ndeshjen e sotme, Ten Hag ka dhënë urdhër që 37- vjeçari të stërvitet me ekipin U-21 deri në sfidën e javës së ardhshme. Por ai mendohet se ka marrë edhe një gjobë prej 1 milion euro (rrogën e dy javëve në “Old Trafford”), edhe pse klubi refuzoi që ta konfirmonte për mediat. Futbollisti lëshoi një deklaratë pak orë pas vendimit të klubit, por në asnjë moment nuk kërkoi ndjesë.

Dje ai mbërriti në qendrën stërvitore “Carrington” në orën 8:30, u stërvit individualisht me trajnerët dhe u largua prej andej rreth orës 13:00.

REAGIMI I MOTRËS-Ndërkohë që motra e madhe e 5 herë fituesit të “Topit të Artë” vazhdon të lëshojë mesazhe kundër trajnerit Erik Ten Hag për trajtimin e pandershëm sipas saj që po i bën të vëllait.

Në një foto të postuar në “Instagram”, ku Elma Aveiro shfaqte Kristianon ulur në stolin e “Djajve”, ajo shkruante “karma ekziston, Zoti nuk fle kurrë”. Tifozja e parë e Ronaldos nuk e përmendte emrin e holandezit në reagimin e fundit. Por nuk ka asnjë enigmë se mesazhi i drejtohej direkt trajnerit të Mançester Junajtidit.

Stilistja 49-vjeçare shkruante më tej: “Mos bëni atë që nuk do të donit t’ua bënin juve, përpara se të shkruante në portugalisht: “Deus nao dorme” (Zoti nuk fle).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat