Skuadra e Gjilanit ka bërë të ditur se gjendja e futbollistit Përparim Islami është stabile.
“Sport Club Gjilani njofton se gjendja shëndetësore e futbollistit Përparim Islami është stabile dhe jashtë ndonjë rreziku.
Futbollisti Islami pësoi një çarje në regjionin e arkadës (ana e djathtë) në një duel me futbollistin e Trepçës ’89 dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Mitrovicës.
Nga kompletimi imazherik me CT dhe konsultë oftalmologu është përpunuar plaga, duke u qepur plot 15 herë, me çrast u konstatua fatmirësisht se është kursyer syri nga ky lëndim.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë Islamit shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në fushat e blerta”, njofton SC Gjllani.